Mos i humbisni ofertat tona - 35% - 50% ulje!
10 DETERGJENTË PËR PASTRIM TË GJITHË SHTËPISË
Është shumë e lehtë për të përgatitur pastrues shtëpiak bazuar në produkte natyrale.
Soda e bukës funksionon për të pastruar, aromatizuar, zbutur ujin, tret papastërtitë dhe yndyrat, eliminon aromat… dhe nuk gërvisht sipërfaqet.
Me lëng limoni jo vetëm që i jepni fund kërpudhave dhe mykut, por gjithashtu ju ndihmon të zbardhni rrobat dhe t’i jepni shije natyrale. Mbani gjithmonë në dorë një sapun natyral me bazë bimore. Mund të bëhet nga glicerinë, kokosi, nga Marseja, në pilula, të lëngshme, në thekon… Është i biodegradueshëm dhe mund të përdoret për çdo gjë.
Uthulla e bardhë ka përdorime të gjithëanshme, përdoret për të vrarë bakteret dhe yndyrat. Eliminon mykun, aromat e këqija dhe njollat.
1. PASTRUES SHUMË PËRDORIMËSH
Përzieni pjesë të barabarta uthull të bardhë dhe ujë në një shishe spray dhe shtoni disa pika vaj esencial të pemës së çajit. Mund ta përdorni në metale, pllaka, sipërfaqe të lëmuara…
2. DYSHEME ME SHKËLQIM
Për të pastruar dyshemetë me pllaka ose qeramike, shtoni 1 filxhan uthull të bardhë në 4 litra ujë.
Nëse keni parket, holloni 1 lugë gjelle sapun kaliumi në 5 litra ujë dhe më pas fshijeni me një leckë të thatë.
3. PASTRUES DRITARESH
Përzieni uthullën dhe ujin në pjesë të barabarta dhe shtoni kripë. Më pas thajeni me gazetë.
4. PASTRUES AMBJENTI NATYRAL
Në 1 litër ujë zieni 1 limon të prerë në feta, vaniljen dhe 1 degë rozmarine. Pasi të jetë ftohur, kullojeni dhe mbushni spërkatësin. Do të shijoni një aromë freskuese dhe natyrale.
5. PËR PASTRIMIN E PAJISJEVE ELEKTROSHTËPIAKE
Ju mund t’i pastroni të gjitha këto sipërfaqe direkt me peroksid hidrogjeni.
Spërkateni pastaj fshijeni.
6. ZBUTËSI I RROBAVE
Përdorni 5 litra uthull të bardhë dhe 30-40 pika vaj esencial livando ose rozmarine.
Përziejini dhe përdorni gjysmë filxhani për 1 larje
7. HEQËS I YNDYRAVE PËR FURRA
Yndyra që ngjitet në muret e furrës është vërtet e vështirë për t’u hequr.
Soda e bukës është një alternativë e shkëlqyer ndaj pastruesve konvencionalë, shumë toksikë dhe agresivë. Përdorni 200 gram sodë buke dhe përzieni me ujë derisa të përftoni një pastë të trashë. E përhapim në muret e furrës, veçanërisht në atë të poshtme. Lëreni të veprojë gjithë natën.
8. PASTRUES PËR DRURIN
Bëni një lustrim për mobiljet tuaja me 15 mililitra vaj ulliri, lëngun e një limoni dhe 15 mililitra ujë. Shkundni përzierjen dhe spërkatni. Për të hequr pluhurin, përdorni mikrofibër ose pambuk të lagur.
9. HEQES I NJOLLAVE PËR TAPET/QILIMA
Përbërësit për këtë heqës njollash janë: 15 mililitra uthull të bardhë, 30 mililitra ujë të nxehtë dhe sodë buke ose niseshte misri.
Përzieni uthullën me ujin dhe spërkateni mbi njollat.
Më pas shpërndani pak sodë buke ose niseshte misri në tapet dhe fshijeni me korrent.
10. PASTRUES PER TUALET
Përdorni 1 filxhan sodë buke dhe 1 filxhan uthull të bardhë.
Përhapeni sodën e bukës dhe lëreni të veprojë për një orë. Më pas hidhni uthull dhe lëreni për 5 minuta. Fërkojeni mirë me furçë.