Cfarë cilësohet ditët e sotme një brand i ri?

brand i ri

Ndoshta do themi që një fustan Zara, çantë Prada, aksesorë Dolce&Gabbana, këpucë Armani do jenë historikisht brand-et më të dashura dhe më të lakmuara për ne femrat. Ҫka është e vërtetë, sidomos këtu në Shqipëri ne femrave na pëlqen të disponojmë veshje të kushtushme.

Por nuk duhet harruar, pra është mendim personal i imi që veshja është një pasqyrë ku shfaq personalitetin e çdo femre, dhe jo mundësinë monetare që ajo ka. Të vishesh shtrenjtë dhe me këto brand-e që kushdo i do, jo domosdoshmërisht të tregon që po ndjek modën, mbase pëlqen të jesh old-school por pëseri nuk quhesh fashioniste.

Ҫ’ka duhet të informoj dhe theksoj është që brand sot quhet një bluze pambuku e rehatëshme dhe e stiluar bukur, këto i gjen fare lehtë tek Rumjungle, Terranova, Bershka ndoshta edhe tek ndonjë butik. Dhe nuk po them vetëm fustane por xhinset, atletet (Adidas, Nike, Vans), çantat (Gucci, Chanel). Pra sa më afër street style të jesh aq më e dukshme është që ti arrin të kombinosh ato ç’ka vërtet quhen brand-e sot për sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

× Kontaktoni ne Whatsapp
0